Urgjenca Gjuhesore

  • Author: Vários
  • Narrator: Vários
  • Publisher: Podcast
  • Duration: 2:54:42
  • More information

Informações:

Synopsis

"Urgjenca Gjuhësore": aims to increase awareness among albanians, wherever they are in the world, so they maintain and protect the Albanian Language. We have a beautiful language that deserves to be spoken well by all those who call themselves Albanian. As long as the Albanian language will live - so will the Albanian nation and its people.

Episodes

  • Emisioni 11 - Ndikimi gjuhësor i letërsisë në jetën e shoqërisë

    20/02/2016 Duration: 06min

    Letërsia ushtron ndikim të ndjeshëm gjuhësor në jetën e shoqërisë. Nëpërmjet letërsisë së shkruar, masat e gjera të lexuesve njihen me pasurinë e leksikut të shqipes popullore, me fjalë e shprehje të reja të krijuara prej shkrimtarëve dhe i bëjnë ato pronë të ligjërimit të tyre. Në mënyrë të veçantë ndikojnë në popull veprat e shkrimtarëve më të pëlqyer, pesha e fjalës së të cilëve ndihet e fuqishme në kulturën ligjërimore e shkrimore të popullit.

  • Emisioni 10 - Atdhetaria dhe Virtytet E Malësorëve Në Poemën Lahuta E Malcis

    06/02/2016 Duration: 06min

    “Lahuta” është një enciklopedi e heroikës popullore të maleve tona: aty ka jo vetëm luftë e vdekje për atdhe, jo vetëm këngë për trimëritë e merituara e të kryera “jo për të grabitë të bijën e krajlit, as për të çetue në Krajli, por për të lirue nga prangat e robnisë shumëshekullore vendin e vet”, po edhe urti e mençuri, mendje e zemër, jetë dhe jetësi të pashuar.

  • Emisioni 9 - Elemente të etnografisë në romanin “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit

    01/02/2016 Duration: 05min

    Çdo krahinë ka pasur dhe ka burrat e vet të shquar, emrat që i kanë dhënë nder dhe që, në rrjedhë të moteve, kanë rrezatuar me bëmat e tyre në fusha të ndryshme, gjithmonë të nisur nga kahu i mbarë dhe i lëvdueshëm “po na Dibrës o t’ia lamë nji nam”, sikundër e thotë bukur kënga popullore, por jo vetëm në fushën e luftës. Nuk janë të pakët edhe dibranët që kanë vepruar kryesisht në lëmin e diturisë, të letrave e të shkrimtarisë, duke na lënë edhe vepra që i qëndrojnë kohës, libra që përmbajnë copëza jete dhe dëshmi të përjetimeve e pësimeve të heshtura, por edhe aq prekëse e të dhimbshme, si ato që hiqnin e vuanin femrat shqiptare, jo vetëm në fshatra e hapësira anësore, po edhe në qytetet shqiptare deri vonë në gjysmën e parë të shek.XX, sikundër është, ndër të tjera, edhe proza e Haki Stërmillit.

page 2 from 2