Urgjenca Gjuhesore

Emisioni 9 - Elemente të etnografisë në romanin “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit

Informações:

Synopsis

Çdo krahinë ka pasur dhe ka burrat e vet të shquar, emrat që i kanë dhënë nder dhe që, në rrjedhë të moteve, kanë rrezatuar me bëmat e tyre në fusha të ndryshme, gjithmonë të nisur nga kahu i mbarë dhe i lëvdueshëm “po na Dibrës o t’ia lamë nji nam”, sikundër e thotë bukur kënga popullore, por jo vetëm në fushën e luftës. Nuk janë të pakët edhe dibranët që kanë vepruar kryesisht në lëmin e diturisë, të letrave e të shkrimtarisë, duke na lënë edhe vepra që i qëndrojnë kohës, libra që përmbajnë copëza jete dhe dëshmi të përjetimeve e pësimeve të heshtura, por edhe aq prekëse e të dhimbshme, si ato që hiqnin e vuanin femrat shqiptare, jo vetëm në fshatra e hapësira anësore, po edhe në qytetet shqiptare deri vonë në gjysmën e parë të shek.XX, sikundër është, ndër të tjera, edhe proza e Haki Stërmillit.