Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 15 - Sintaksa
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:06:00
- More information
Informações:
Synopsis
Fjala a, më saktë termi, Sintaksa, ashtu si shumica e termave të gramatikës e të gjuhësisë, vjen nga greqishtja σύνταξις (syntaxis), dhe emërton disiplinën a pjesën e gramatikës që merret me mënyrat se si lidhen fjalët në fjali dhe fjalitë ndërmjet tyre, shpjegon ndërtimin e fjalive në një gjuhë të dhënë. Sintaksa, ashtu si krejt gramatika e një gjuhe, mbështetet në materialin gjuhësor konkret të gjuhës, bën përgjithësime duke u nisur nga elemente konkrete e të veçanta të ligjërimit, që janë të një larmie aq të madhe e të një sasie të pakufishme, përcakton kategoritë e tiparet e përgjithshme, atë që qëndron në bazë të ndryshimit të fjalëve dhe të bashkimeve të tyre, dhe nxjerr së andejmi rregullat.