Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 16 - "Ah...ç'të bën paraja" - Teatri "Zihni Sako"
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:06:30
- More information
Informações:
Synopsis
Këto vitet e fundit, vëmë re me kënaqësi se ka një këndellje e rigjallërim të jetës teatrore në qytetet e mëdha, po edhe në qendrat e vogla, midis të cilave ia vlen të përmendim punën meritore dhe mbërritjet e Teatrit të qytetit të Gjirokastrës. Para disa ditësh trupa e Teatrit të Gjirokastrës erdhi në Tiranë me shfaqjen: "Eh, ç'të bën paraja". Një punë e kujdesshme e krejt trupës, e regjisorit Vasil Çuklla, e skenografit Gazmend Koçollari, po edhe e aktorëve interpretues. Salla e mbushur plot e përplot me shikues, natyrisht,në radhë të parë artdashës gjirokastritë që jetojnë në Tiranë, po edhe nga adhurues të teatrit nga radhët e studiuesve, profesorëve të letërsisë dhe dashamirëve të pamungueshëm të artit skenik, sigurisht edhe gazetarë e punonjës të mediave. Të gjithë sa ishim, shijuam një shfaqje të këndshme, të vënë në skenë thjesht e natyrshëm, po edhe me një tematikë e lajm a mesazh të gjetur mirë, mjaft të përshtatshëm e fshkikullues dhe për realitein e sotëm shqiptar.