Urgjenca Gjuhesore
Emisioni 21 - Lamtumirë Dritero Agolli
- Author: Vários
- Narrator: Vários
- Publisher: Podcast
- Duration: 0:08:20
- More information
Informações:
Synopsis
Poeti, shkrimtari dhe dramaturgu, akademiku Dritëro Agolli u nda së gjallësh. Lamtumirën poetit të madh atdhetar e fjalëshpatë, po ia shoqërojmë me disa vlerësime për cilësitë gjuhëpasuruese e gjuhëdashëse të krijimtarisë së Tij, të cilat mbeten si porosi të vyera e të pavdira për mbarë brezat e sotëm dhe për ata që do të vijnë. Dritëro Agolli, ashtu si çdo mjeshtër i madh, duke ua vënë veshin këngëtarëve dhe bejtethurësve popullorë, mori prej tyre edhe “gjedhen” e mbarë të krijimit,po edhe zellin për të mos u ndalur vetëm në aq sa mori prej tyre, ai iu vu krijimtarisë letrare me synimet largvajtëse dhe, në një farë mënyre, na kujton thënien urtake që thotë : “Ishin amatorët ata që ndërtuan varkën e Noesë dhe profesionistët ata që ndërtuan Titanikun”.